Kujtim Shala bojkoton mbledhjen e kryesisë së LDK-së të thirrur nga Abdixhiku

Nga D V
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit deputet nga radhët e kësaj partie, Kujtim Shala nuk po merr pjesë mbledhjen që kjo parti po e mbanë.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Kujtim Shala ka bojkotuar këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së. Të njëjtat burime bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se Shala është në mesin e të pakënaqurve me Kryetarin Abdixhiku.

Mbledhja ka nisur qysh nga ora 15:00, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar.

Anëtarë të tjerë kryesisë së partisë, deklaruan sot para gazetarëve se s’do të ketë shkarkim të Kryetarit Lumir Abdixhiku.

Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media se ka shumë tema që mund të diskutohen, por theksoi se vendimmarrja kërkon debat të brendshëm partiak.

“Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Në anën tjetër, Doarsa Kica Xhelili deklaroi para gazetarëve se qëndrimet e saj do t’i shpreh brenda LDK-së dhe se vendimi i shumicës do të bëhet publik.

“Unë jam pjesë e një grupi brenda të cilës zhvillohet demokracia, dhe mundohem që atë ta mbroj dhe ta shpreh përmes LDK-së. Ritheksoj qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda takimti dhe mbledhjes së LDK-së. Ndërkaq, lidhur me çfarë vendimi eventual shumica do të dakordohet dhe vendimi i shumicës do të bëhet publik për ju. Mendimet e mia personale janë të vlefshme për aq sa i kontribuojnë diskutimit brenda”, ka shtuar Kica-Xhelili.

Ditëve të fundit ka pasur pakënqësi brenda LDK-së lidhur me udhëheqjen e Kryetarit Lumir Abdixhiku, si shkak i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku madje është kërkuar edhe shkarkimi i tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër