Kurti me urim për Kurban Bajram: Të na prijë solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë.

“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër