Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen Dernjani në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
Atje, Kurti ka thënë se, ‘’duhet me shku 60%’’, pasi që siç ka deklaruar ai, VV’së s’i është pranu fitorja e s’është respektuar rezultati.
‘‘Jemi në aso rrethanash që nuk i kemi zgjedh vetë. Kur na u tha që 51.1% nuk mjafton, e tash nëse nuk mjaftojnë 51.1%, atëherë duhet me shku pra 60%. Diçka nuk është në rregull me gjithë këtë insistim të madh që mos me tu pranu fitorja, që mos me tu respektu rezultati, tregon që i këna disa sfida të brendshme si shoqni e si shtet’’, ka thënë Kurti.
Postimi:
Familja Dernjani në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit na hapi dyert e konakut të tyre.
Përgjatë bashkëbisedimit shpalosëm edhe pjesë nga programi ynë qeveritar për integrimin e studentëve në tregun e punës pas diplomimit të tyre; hov të madh të infrastrukturës hekurudhore që e prek edhe Hanin e Elezit; zhvillimin e industrisë ushtarake; dhe fokusin në prodhimtari, me mbështetje nga qeveria dhe garanci për kredi investuese.
Projektet në interes të shtetit dhe qytetarëve nuk do të ndalen, e ne bashkë me qytetarë vazhdojmë pandalshëm drejt 7 qershorit.
