Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos: Besimi është shtyllë e shërbimit dhe unitetit shoqëror

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos.

Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.

“Besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi dhe aktivizmi i vazhdueshëm.

Sipas tij, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim dhe bashkëpunim janë faktorë kyç që ushqejnë shpresën dhe besimin për të ardhmen.

Paneli ku mori pjesë Kurti është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim mbi mënyrën se si udhëheqësit nga vende të ndryshme të botës mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë.

Kjo iniciativë, sipas organizatorëve, synon gjithashtu të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe reagimin ndaj sfidave aktuale shoqërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More