Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për zhvillimet në Kosovë, duke vlerësuar përparimin në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm dhe se kjo, sipas tij, është konfirmuar edhe nga vlerësues të pavarur.

“Që nga takimi ynë i parë, Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm, dhe këtë e konfirmojnë vlerësuesit e pavarur. Kosova ka pasur njëra prej rritjeve më të shpejta të treguesve demokratikë në rajon në këtë dekadë, vlerësuesit e pavarur tregojnë se kemi pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, në forcimin e sundimit të ligjit sikurse të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në avancimin e demokracisë. Përderisa në rajonin tonë të Evropës Juglindore ka autokraci elektorale, Kosova është demokraci elektorale”, tha ai.

Kryeministri Kurti ka deklaruar gjithashtu se zgjedhjet në Kosovë janë të lira, të drejta dhe konkurruese, duke theksuar nevojën që ato të zhvillohen sipas afateve të rregullta.

“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit. Ky përparim e ka bërë Kosovën edhe njëra prej vendeve më të sigurta në Evropë, 9 nga 10 qytetarët tanë ndihen të sigurt të ecin vetëm natën. Dhe përmirësimi më i madh në siguri dhe në sundimin e ligjit ka ndodhur në veri të vendit tonë. Ekonomia vazhdon të rritet 4% në vit, rritja më e lartë në rajon, ndërsa borxhi ynë publik mbetet më i ulët në Evropë. Vitin e kaluar Kosova u bë donatore e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim të Bankës Botërore, dhe sy kur banka botërore ashtu edhe fondi monetar ndërkombëtar na hoqën nga listat e tyre të shteteve të brishta dhe të prekura nga konflikti. Këtë rritje e kemi ndarë me qytetarët tanë përmes shtesave për fëmijë dhe për nëna, pensioneve më të larta dhe pagës minimale më të lartë, masat që për herë të parë janë vendosur ose janë rritur në këtë dekadë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër