Kurti pret në takim Hykollin, i ofron bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve

Nga D. V.
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se Hykollit i ka ofruar bashkëpunimin e Qeverisë Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.

Postimi i tij i plotë:

Sot prita në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, të cilin e urova për mandatin e ri dhe i ofrova bashkëpunimin e Qeverisë me qëllim të mbrojtjes, forcimit dhe zbatimit të të drejtave të punëtorëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar dhe e përkushtuar për përmirësimin e pozitës dhe kushteve të punëtorëve dhe kjo dëshmohet nëpërmjet rritjes së pagës minimale, formalizmit, shtimit të numrit të inspektorëve dhe plotësimit të legjislacionit përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër