Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman.

Kryeministri Kurti e falënderoi Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun Gjerman.

Zhvillimet aktuale në vend, integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal, ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit Hofreiter.

Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër