Kurti takohet me profesionistë të diasporës në Washington: Diskutim për bashkëpunim zhvillimin ekonomik

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me profesionistë të diasporës në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori William Walker, i cili e vlerësoi Kosovën si “shembull të jashtëzakonshëm të demokracisë në Evropë”.

Kryeministri Kurti foli për takimet e tij gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, zhvillimet në Kosovë dhe theksoi rritjen e qëndrueshme ekonomike, përparimet në fushat e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Ai falënderoi ambasadën dhe bashkatdhetarët për kontributin e tyre në përfaqësimin e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More