Kurti takon anëtarin e Dhomës së Lordëve, Cromwell dhe deputetin Martin Vickers – flasin për sigurinë e ekonominë

nga admin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot anëtarin e Dhomës së Lordëve, Lord Cromwell, dhe deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers.

Lord Cromwell dhe Martin Vickers uruan kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë.

“Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe te mundësitë që Kosova ofron për investime dhe investitorë të huaj. Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe siguria në rajon dhe në kontinent”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri i falënderoi për angazhimin e tyre në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai shprehu mirënjohje për rolin historik dhe kontributin e çmueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Gjatë bisedës, Kryeministri theksoi prioritetet e Qeverisë, veçanërisht projektet e mëdha infrastrukturore të parapara për këtë mandat të ri, investimet kapitale që do të tejkalojnë vlerën prej 1 miliard euro në vit, si investimet në siguri dhe mbrojtje. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy