Kurti takon zëvendëspresidentin e BEI-së, diskutojnë investimet në hekurudha, diga dhe energji

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin që synon përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.

Sipas komunikatës për media të Kryeministrisë, Kurti e falënderoi De Groot për vizitën, ndërsa ky i fundit e uroi për presidenten e re.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së investimeve të përbashkëta.

“Teksa përmendi rritjen e qëndrueshme ekonomike, për çka mori përgëzime, kryeministri Kurti foli për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, sikurse në infrastrukturën sportive si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe sektorin e energjisë, përfshirë krijimin e kapaciteteve të reja dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.

Takimi u zhvillua në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për përmirësimin e pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër