Kurti për vizitën në Leposaviq: Qeveria synon ta kthejë një objekt në maternitet, foshnjat po regjistrohen në Novi Pazar

nga D V

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka vizituar Komunën e Leposaviqit për të parë nga afër procesin e mamografisë për gratë e kësaj komune.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka apeluar te gratë që të kryejnë sa më shumë mamografi, si masë parandaluese të kancerit.

“Pas Leposaviqit, mamografi do të vazhdoj në Viti. Gjatë qëndrimit në Leposaviq, pamë një ndërtesë për ta mundësuar kthimin e saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave të kësaj komuna që të mos kenë nevojë të kalojnë kufirin”, tha Kurti, teksa foli edhe për vendimin për rritjen e pensioneve.

“Kjo javë nisi me një lajm të mirë për pensionet ku u rriten pensionet për 20 për qind. Ndërkaq nga janari do të rritet edhe pensioni për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve”.

“Reforma pensionale do të sigurojë që ata që punuan për këtë vend do të kenë trajtimin e merituar. Të gjitha këto rritje janë bërë për ta zbatuar programin tonë që ata që kanë nevojë të përkrahen më së shumti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More