Kush do të jenë “viktimat” e rikonstruimit të qeverisë?

Nga I.A
716 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 mars – Deklarata e Hristijan Mickoskit se në maj ose qershor pritet një rikonstruim i qeverisë ka hapur një debat të ri politik mbi atë se kush do të jenë ministrat që do të preken nga “fshesa” e kryeministrit? Procesi nuk është thjesht teknik, por politik, sepse prek balancat mes partive në koalicion dhe mund të rishkruajë raportet e forcave brenda shumicës aktuale parlamentare, shkruan Zhurnal.

“Fshesa” duhet të fillojë aty ku ka më shumë – 

Shumica qeveritare dominohet nga ministrat maqedonas, ndaj pritet që ndryshimet të fillojnë pikërisht aty. Emrat më të lakuar janë:

Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë i përfolur si emër i mundshëm për largim, megjithatë partneri i VMRO-së, MaksimDimitrievski (ZNAM), ka deklaruar hapur se është i kënaqur me punën e tij dhe nuk sheh arsye për ndryshim. Ky qëndrim e vendos Mickoskin përballë një dileme ta sakrifikojë Fillkovindhe të rrezikojë tension me ZNAM, apo ta mbajë dhe të japë sinjal se nuk ka fuqi absolute mbi koalicionin.

Vesna Janevska ministre e Arsimit kritikat ndaj saj kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për menaxhimin e reformave arsimore. Mund të jetë një nga “viktimat” më të sigurta.

Ivan Stoillkovic ministër për Sistem Politik përmendet shpesh si figurë që nuk ka arritur të prodhojë rezultate të dukshme, ndaj rrezikon të jetë pjesë e listës së ndryshimeve.

Në kampin shqiptarë situata është më e ndërlikuar – 

Në kampin shqiptar, situata është edhe më e ndërlikuar pasi kemi përçarje të brendshme brenda koalicionit që burojnë nga përçarje të partive politike që e përbëjnë koalicionin VLEN. 

Fatmir Limani ministër i Politikes Sociale, VLEN ka shprehur pakënaqësi ndaj tij, edhe pse Mickoski publikisht ka thënë se është i kënaqur me punën e tij. Limani ka reaguar me postime të shpeshta në rrjetet sociale, por pa një dalje të qartë publike për të sqaruar pozicionin e tij. Kjo situatë e bën atë një kandidat potencial për largim, por jo të sigurt.

Arben Fetai zëvendëskryeministër dhe ministër për Qeverisje të mirë dhe transparencë edhe pse mban ende pozitat ai është “zhveshur” nga pushteti real. Mospajtimet e tij me drejtuesit e VLEN-it, sidomos për idenë e shkrirjes së partisë me model rotacioni, e kanë izoluar përmes përçarjes së ASH-së që ndodhej në VLEN. Fetai duket se është një nga figurat më të ekspozuara ndaj rikonstruimit.

Kujtojmë që, ndryshimet janë të pashmangshme. Pyetja nuk është nëse, por sa të thella do të jenë. Nëse rikonstruimi mbetet i kufizuar në disa emra, koalicioni mund të ruajë stabilitetin. Por nëse Mickoski zgjedh një “fshesë të madhe”, atëherë nuk përjashtohet as mundësia e ndryshimit të partnerëve qeverisës.

Rikonstruimi i qeverisë pritet të jetë një test i madh për Mickoskin se a do të arrijë të balancojë interesat e partnerëve dhe të ruajë stabilitetin, apo do të hapë rrugën për një krizë të re politike? Emrat e Fillkovit, Janevskës, Stoillkovicit, Limanit dhe Fetait janë në qendër të spekulimeve, por lista përfundimtare do të tregojë se kush janë vërtet “viktimat” e këtij procesi.vDuketse ky nuk do të jetë thjesht një rikonstruim teknik por një betejë për pushtet brenda koalicionit. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër