Kush është Macklemore, reperi që ka tërhequr vëmendje botërore me mbështetjen e tij për Palestinën

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi amerikan, Macklemore, ka tërhequr vëmendje të madhe në skenën ndërkombëtare të muzikës pas deklaratave të tij të hapura në mbështetje të popullit palestinez.

Gjatë një koncerti në New Jersey, ku performoi si pjesë e turneut të Ed Sheeran, ai shprehu publikisht solidaritetin me palestinezët dhe bëri thirrje për një Palestinë të lirë.

Gjatë performancës, Macklemore interpretoi këngën “Hind’s Hall”, të publikuar në vitin 2024 dhe të frymëzuar nga protestat pro-palestineze në universitetet amerikane.

Ai deklaroi se një nga arsyet që dëshironte të ishte pjesë e turneut ishte mundësia për të përcjellë mesazhin “Free Palestine” para një audience të madhe.

Pas këtij qëndrimi, një organizatë izraelito-amerikane nisi një peticion ku kërkohej që Macklemore të largohej nga turneu i Ed Sheeran.

Pak ditë më vonë, u bë e ditur se reperi nuk do të merrte pjesë në pjesën e mbetur të turneut në ShBA.

Sheeran tha se vendimi ishte marrë nga promovuesi dhe jo vetëm prej tij.

Pas largimit të Macklemore, edhe disa prej artistëve të tjerë që ishin planifikuar si mbështetës të Sheeran kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në turne.

Mes tyre ishin Finneas, Aaron Rowe, Lukas Graham dhe Beoga.

Qëndrimet e Macklemore nuk janë të reja.

Gjatë karrierës së tij, reperi nga Seattle ka trajtuar në muzikën dhe deklaratat e tij tema të ndryshme shoqërore e politike, përfshirë racizmin, privilegjet racore, martesat mes personave të të njëjtës gjini, varësinë dhe politikën amerikane.

– YouTube  www.youtube.com

Karriera e tij mori hov veçanërisht pas bashkëpunimit me producentin Ryan Lewis.Albumi “The Heist”, i publikuar në vitin 2012, solli hite ndërkombëtare si “Thrift Shop”, “Can’t Hold Us” dhe “Same Love”.

Në vitet e fundit, Macklemore ka folur gjithnjë e më shumë për çështjen palestineze.

Në vitin 2024 publikoi “Hind’s Hall”, deklaroi se të ardhurat nga kënga do t’i dhuroheshin UNRWA-së.

Përmes muzikës dhe daljeve publike, ka vazhduar të shprehë mbështetjen për popullin palestinez dhe të kërkojë ndërprerjen e luftës në Gaza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër