Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka mbajtur qëndrime të forta lidhur me procesin e eurointegrimeve, duke theksuar se pa garanci për identitetin maqedonas dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari, nuk do të ketë lëvizje drejt ndryshimeve kushtetuese.
Ai deklaroi se këtë qëndrim do ta mbrojë edhe në të ardhmen, duke shtuar se nuk do të lejojë kompromis në dëm të interesave kombëtare. Mickoski gjithashtu reagoi ndaj kritikave të opozitës, duke akuzuar LSDM-në se ka rrezikuar strategjinë shtetërore dhe identitetin maqedonas.
Nga ana tjetër, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e kritikoi ashpër këtë qasje, duke vlerësuar se ajo rrezikon të ardhmen evropiane të vendit.
Sipas tij, deklaratat e kryeministrit konfirmojnë mungesën e vullnetit për integrim në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi në BE dhe NATO është interesi i vërtetë kombëtar. Pa reforma dhe pa kontroll evropian, vendi rrezikon të mbetet prapa për dekada,” u shpreh Filipçe.
Ai e akuzoi më tej Mickoskin se po mban peng të ardhmen e qytetarëve dhe gjeneratave të reja, duke e cilësuar qasjen e tij si pengesë për zhvillimin dhe integrimin evropian.
Debati mes pushtetit dhe opozitës për çështjen e eurointegrimeve vazhdon të mbetet një nga temat kryesore politike në vend.
Kushtetuta dhe identiteti përplasin pushtetin me opozitën
447
Artikulli i mëparshëm
