Tiranë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Adea Pirdenit në detyrën e ministres së Administratës Publike.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi sot projektvendimin që i referohet dekretit nr. 522, datë 19 tetor 2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për emërimin e ministrit në këtë detyrë.
Peleshi tha se “për miratimin e aktit kërkohej shumicë absolute e votave të Kuvendit”.
Me 76 pro, zero abstesim dhe zero kundër, projektvendimi u miratua në seancën e sotme plenare.
