Kuvendi miraton Ligjin për Udhëheqësit e lartë, synohet administratë më profesionale dhe e depolitizuar

Nga Xh M
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin për Drejtuesit e Lartë, i cili synon të vendosë një sistem më profesional, efikas dhe të depolitizuar në administratën publike.

Sipas Ministrisë së Administratës Publike, ligji krijon një sistem të unifikuar dhe të qartë për përzgjedhjen, emërimin dhe përgjegjësinë e drejtuesve të lartë, i bazuar në parimin e meritës, përkatësisht në njohuritë, kompetencën, përvojën dhe rezultatet e arritura.

Me zgjidhjen e re ligjore vendosen procedura transparente dhe kritere të qarta për përzgjedhjen e drejtuesve, ndërsa kufizohet ushtrimi afatgjatë i funksioneve me statusin e ushtruesit të detyrës. Sipas ministrisë, kjo do të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve.

Ligji parashikon gjithashtu racionalizimin e sistemit të menaxhimit në institucionet publike përmes zvogëlimit të numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese, me qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe uljen e konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore.

Ministria e Administratës Publike vlerëson se kjo reformë përbën një hap të rëndësishëm në reformimin e administratës publike dhe në ndërtimin e institucioneve më të forta, që funksionojnë në interes të qytetarëve, mbi bazën e rregullave të qarta, integritetit dhe përgjegjësisë.

Në fund, ministria shprehu mirënjohje për të gjitha institucionet, ekspertët, përfaqësuesit e komunitetit akademik, sektorit civil dhe partnerët ndërkombëtarë që kontribuan në përgatitjen e këtij ligji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër