Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

Nga D. V.
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit të Francës, François Hollande.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Rama vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë shprehu vlerësimin edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Rama çmoi po ashtu ish-presidentin Hollande për inkurajimin që i jep rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër