Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 15 minutëshe derisa ta kryej punën Komisioni për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.
Në sallë ishin të pranishë,m 118 deputetë dhe që të gjithë votuan për përbërjen e komisionit.
Pas verifikimit të mandatave, do të vazhdohet me betimin e deputetëve.
Deputetët më pas do të procedojnë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, për çka nevojiten 61 vota.

