Anila Bishës i mbaroi kontrata me qeverinë/ Irena Beqiraj: T’i verë Diellës fytyrën e Belindës

Nga B.M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Irena Beqiraj, Ish-zëvendësministrja e qeverisë së Edi Ramës, ka ironizuar zhvillimet mbi imazhin publik të Diellës, të marrë nga aktorja Anila Bisha, pas kontratës së mbaruar, të njoftuar nga kjo e fundit.

‘E vetmja gjë interesante që kishte Diella ishte imazhi i aktores Anila Bisha , kontrata e të cilës ka përfunduar. Por qeveria e ka një zgjidhje ….. Tani mund të përdor pa lekë imazhin e zv/kryeministres së pezulluar’, shkruan Beqiraj në Facebook.

Postimi i plotë:

E vetmja gjë interesante që kishte Diella ishte imazhi i aktores Anila Bisha , kontrata e të cilës ka përfunduar.

Por qeveria e ka një zgjidhje ….. Tani mund të përdor pa lekë imazhin e zv/kryeministres së pezulluar.

Rama zbut ca dertet  e mungesës së të pa zëvendësueshmes në qeveri,  edhe më në fund  imazhi i Diellës përputhet me qëllimin:

“Ekzistoj jo për të luftuar korrupsionin por për ta përqendruar atë!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër