Shkup, 24 maj Zhurnal.mk – LSDM vlerëson se patriotizmi i vërtetë është të sigurosh të ardhmen e vendit, të mbrosh identitetin dhe të sigurosh një vend të barabartë për Maqedoninë e Veriut midis kombeve evropiane. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska deklaroi se integrimi në BE, në familjen e madhe evropiane të popujve të barabartë, është akti më i madh i patriotizmit dhe garancia më e fortë për të ardhmen e popullit.
“Gjatë periudhës së qeverive të LSDM-së, u morën vendime të guximshme, falë të cilave sot gjuha maqedonase njihet dhe është e barabartë në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Ata që na akuzuan sot si tradhtarë pranojnë se me vetëdije e gënjyen popullin, se Marrëveshja e Prespës mbron identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe kulturën maqedonase. Ata gjithashtu pranojnë se anëtarësimi në NATO është i mirë për vendin dhe për sigurinë e qytetarëve të tij”.
Ndërkaq, për këtë pati reagim nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thonë se konferenca e sotme për shtyp e LSDM-së na ktheu në një të kaluar të errët plot me gënjeshtra të shkruara nga Zaevi. Nga VMRO vlerësojnë se matrica në LSDM nuk ndryshon, dhe se kjo është ende e dukshme sot. “Dikur ishte Zaevi, pastaj Kovaçevski – tani Filipçe, gjithçka është e njëjtë, vetëm njeriu është ndryshe”, thekon VMRO-ja.
Ata thonë se që kur Zaevi mbajti dorën në gjoks, e dinim se po gënjente, në fakt një nga gënjeshtrat më të famshme ishte – “për sa kohë që marr frymë, dhe për sa kohë që jam i shëndoshë mendërisht, emri nuk do të ndryshojë”. Sot, vite më vonë, LSDM-ja po “thith” përsëri të njëjtin ajër.
Zëdhënësi i partisë në pushtet, Valentin Manasievski pretendon se bashkëpunimi i Filipçes dhe LSDM-së me Bullgarinë tashmë është demaskuar. Nga VMRO-ja thonë se lidhja e LSDM-së me Bullgarinë po mbahet përmes Rubin Zemon, njeriut të Zoran Zaevit dhe një nga njerëzit më të afërt të Venko Filipçes.
Edhe anëtarë të njohur të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë i kanë treguar Venko Filipçe se “e ka tepruar” me këtë çështje, prandaj Rubin Zemonit i është kërkuar të largohet nga LSDM-ja, por të vazhdojë me atë që bën, respektivisht bashkëpunimin me Bullgarinë dhe përhapjen e propagandës bullgare. Filipçe është kapur dhe i janë zbuluar edhe qëndrimet, nëse vazhdon kështu do ta shndërrojë LSDM-në në shoqatë aksionare.
Pushteti edhe dje e ka akuzuar LSDM-së se anëtari i tyre, Rubin Zemon ka zhvilluar takim me Viktor Stojanov, personin që udhëheq Fondacionin “Maqedonia”, i cili përhap propagandë bullgare në vend dhe ka ndalim hyrjeje në vend për shkak të qëndrimeve të tij antimaqedonase.
