Ky është hajni i dyshuar nga Maqedonia që vidhte xhamitë në Sanxhak

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 maj, Zhurnal.mk –Në një aksion të përbashkët të policisë së Novi Pazarit dhe Bujanocit është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut M.Z. (66), nën dyshimin për kryerjen e katër vjedhjeve të rënda, shkruan SanxhakPress.

Ai dyshohet se në periudhën nga 29 prilli deri më 1 maj ka thyer kasafortat dhe ka vjedhur para nga katër xhami në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë.

Gjatë kontrollit, policia tek M.Z. ka gjetur një thikë dhe një elektroshok, për çka ndaj tij është ngritur edhe kallëzim për kundërvajtje.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës do të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Novi Pazar.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër