Lansohet Honor X9e s

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Produkti më i ri në serinë X të Honor është bërë zyrtare me modelin Honor X9e s.

Pajisja është tashmë e disponueshme në të gjithë Lindjen e Mesme, me një çmim fillestar prej 1,499 SAR (400 dollarë) për versionin e vetëm me 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

Mund t’ju duket i njohur, dhe ka një arsye të mirë për këtë: X9e s është në fakt një version i riemërtuar i Honor Turbo, i cili u lançua në muajin gusht.

X9e s vjen në të njëjtat ngjyra: “Dawn Orange” (portokalli), “Midnight Black” (e zezë) dhe “Glacier White” (e bardhë).

Pajisja është e pajisur me një ekran AMOLED 6,79 inç me rezolucion FHD+, shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe shkëlqim maksimal prej 1 800 nitësh.

Ajo përdor procesorin Snapdragon 6 Gen 4 nga Qualcomm, të shoqëruar me 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse.

Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore 50 MP dhe një lente me kënd ultra të gjerë prej 5 MP.

Për sa i përket softuerit, pajisja funksionon me MagicOS 10, të bazuar në Android 16, ndërsa bateria ka një kapacitet prej 8 560 mAh dhe mbështet karikimin me fuqi 80 W.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër