Liderët e G7 mblidhen në Francë, në fokus marrëveshja SHBA-Iran

Nga D. V.
1,088 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Francë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Liderët e vendeve të G7-tës, do të mblidhen sot në qytetin turistik, Evian-les-Bains të Francës, ku pritet të diskutojnë marrëveshjen kornizë të arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, krahas një sërë çështjesh të tjera me rëndësi ndërkombëtare, raportoi BBC.

Megjithëse marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten, krerët e G7-tës, ka të ngjarë t’i kërkojnë presidentit amerikan, Donald Trump, më shumë detaje mbi përmbajtjen e saj, me vëmendje të veçantë te rihapja e Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se liderët, do të diskutojnë gjithashtu, mbështetjen për Libanin, në kuadër të marrëveshjes së re.

Grupi joformal G7 përbëhet nga SHBA-ja, Brirania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Në samit do të marrë pjesë edhe Bashkimi Evropian, megjithëse nuk konsiderohet pjesë e shtatë anëtarëve kryesorë, pasi përfaqëson një bllok shtetesh dhe jo një vend të vetëm.

Në agjendën e samitit të këtij viti, përfshihen gjithashtu mbështetja për Ukrainën në luftën me Rusinë, si dhe zhvillimet dhe ndikimi në rritje i inteligjencës artificiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër