LSDM: Familjet bujqësore po përballen të vetme me pasojat e stuhisë

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – LSDM-ja opozitare akuzon Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për dëmshpërblimin e bujqve. Sipas LSDM-së stuhia shkatërroi shumë të mbjella në Strumicë dhe komuna të tjera, ndërsa familje të tëra përballen me të ardhme të pasigurt. LSDM thotë se bujqit janë lënë të vetëm.

“Kjo Qeveri dëshmoi se bujqit nuk janë të rëndësishëm për të. Dhe kjo nuk është hera e parë që bujqit u lanë vetëm kur është më rëndë. Shkurtuan subvencionet për bujqit, në terren ndodh kaosi, çmime nënçmuese të blerjes dhe plasman i pasigurt. Nuk na duhet stuhi, Qeveria e VMRO-së është stuhia më e fuqishme për bujqit- si cunami e shkatërroi tërë sektorin. Kërkojmë që Qeveria të mbajë seancë të jashtëzakonshme dhe të marr vendim urgjent për dëmshpërblimin dhe ndihmë financiare për bujqit, tha Tanja Ilijoska, LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër