LSDM: Mickoski e çon vendin drejt izolimit me fushatë anti-BE

Nga B.M
734 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Qeveria aktuale e Kryeministrit Mickoski, në vend të integrimit, po e çon vendin drejt izolimit, akuzojnë sot nga LSDM.

“Një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit dhe zv. kryeministrit në qeverinë e tij është Ivan Stoilkoviq, qëndrimet e hapura pro-ruse dhe lidhjet e drejtpërdrejta të të cilit me Moskën përbëjnë një kërcënim serioz për orientimin euroatlantik të vendit.

Vetëm pak ditë më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic mori pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe së bashku me grupin “Ujqërit e Natës”, të njohur për mbështetjen e Putinit dhe përhapjen e narrativave anti-perëndimore.

Edhe më keq se kjo është se vetë kryeministri Mickoski, pavarësisht deklaratave publike për bashkëpunim strategjik me SHBA-në dhe integrimin në BE, me veprimet e tij dhe lidhjet e ngushta me Vuçiqin dhe SNS-në, po bën gjithçka të kundërtën, duke e çuar Maqedoninë drejt izolimit.

Reformat e BE-së shmangen qëllimisht, konfliktet me fqinjët krijohen qëllimisht, arsyet shpiken për të bllokuar negociatat. E gjitha është një skenar i sajuar, pjesë e një fushate anti-BE që qeveria të vazhdojë të plaçkitë vendin.

Sipas hulumtimit të fundit nga viti 2025, deri në 70% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin anëtarësimin në BE, dhe 77% e shohin anëtarësimin në NATO si pozitiv”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër