LSDM përkujton sulmin në kuvend të para 9 viteve

Nga D. V.
815 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Prill, Zhurnal.mk – Partia opositare maqedonase LSDM sot e ka përkujtuar sulmin e përgjakshëm të nacionalistëve maqedonas ndaj anëtarëve të LSDM-së dhe deputetëve shqiptarë para nëntë viteve brenda ndërtesës së kuvendit.

“27 prilli është një kujtesë e ashpër dhe e përgjakshme se sa lehtë një qeveri kriminale dhe jodemokratike mund ta shtyjë një vend në humnerë. 9 vjet që nga 27 Prilli i përgjakshëm, dita më e zezë në historinë e demokracisë maqedonase,” tha një konferencë për shtyp zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

“Ishte një përpjekje e organizuar për grusht shteti, e drejtuar nga VMRO dhe Nikola Gruevski. Banditët hynë në Parlament me një qëllim të qartë – të vrisnin deputetë, të lëndonin gazetarë dhe punonjës të parlamentit dhe të përmbysnin rendin kushtetues. Imazhet e asaj dite janë të skalitura edhe pas 9 vitesh: fytyra të përgjakura deputetësh, koka të shpuara, sulme me shufra dhe karrige, zvarritje, tërbim dhe shkatërrim në tempullin e demokracisë. Dhe Kryeministri i sotëm, Hristijan Mickoski, ishte para Parlamentit atë ditë,” shtoi ajo.
Sulmi atë ditë ndodhi pasi që kryetar i kuvendit u zgjodhë Talat Xhaferi i BDI-së.

Më së shumti lëndime atë ditë nga sulmi i rreth 200 personave e të organizuar nga shoqata ‘Për Maqedoni të Bashkuar”, e afërt me VMRO-DPMNE, pësoi kreu i ASH-së Ziadin Sela, i cili u dërgua në spital disa ditë për shërim.

Zëdhënësja e LSDM e akuzoi partinë maqedonase të udhëhequr nga Hristijan Mickoski se po tenton që t’i rehabilirojë sulmuesit e asaj dite.
“Nëntë vjet më vonë, në vend të drejtësisë së plotë, po dëshmojmë përpjekje për rehabilitim të turpshëm të autorëve të krimeve. Pasi VMRO-OKG erdhi në pushtet, personat e dënuar u liruan nga burgu më 27 prill me vetëm një nënshkrim,” tha Kuzeska.

“Sot, i njëjti ekip. E njëjta bandë. E njëjta matricë kriminale. Të njëjtët njerëz, të njëjtat metoda, e njëjta axhendë. Sot, nën udhëheqjen e Hristijan Mickoskit, Maqedonia po shtyhet përsëri drejt një shteti të robëruar,” tha ajo.

Kuzeska akuzoi Mickoskin the partinë e tij për kontroll të gjyqtarëve e prokurorëve, rrëmbim të institutcioneve e mediave, rehabilitim të keqpërdoruesëve e për linçim dhe sulme publike ndaj opozitës.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-OKG. Kjo është e njëjta strukturë që dëshiron të shkelë përsëri lirinë dhe demokracinë, të merret me disidentët dhe të përhapë urrejtje dhe përçarje midis qytetarëve. 27 Prilli nuk është vetëm një kujtesë – është një paralajmërim. Një paralajmërim për atë që ndodhë kur shteti pushtohet,” tha zëdhënësja e LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër