Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët se si e ka parë deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila javën e kaluar ka thënë se aleancat duhet ruajtur, dhe se luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë.
Kurti ka thënë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca, sa i përket politikës së jashtme, duke shtuar se nuk ka sfidë që nuk mund të tejkalohet, transmeton Telegrafi.
Presidentja ka shtuar se gjatë mandatit të saj ka punuar me ngulm të forcimit të shtetësisë tonë, ruajtjes së alancave.
Osmani bëri thirrje për ruajtjen e partneriteteve strategjike, duke theksuar se “Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Unë besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme sesa cilido prej nesh si politikan apo cilado palë zgjedhje”.

