Shkup, 13 tetor – BDI, në vend që të kërkojë falje që banorët e Lubetenit i ka lënë pa ujë të pijshëm për plot 20 vite, sot del e bën zhurmë pse janë investuar dy milionë euro që këta banorë më në fund të kenë ujë nëpër çezmat e shtëpive të tyre.
Kjo është fytyra e një partie që ka humbur busullën politike dhe morale.
Për ta, çdo investim që nuk kalon përmes interesave të tyre është problem edhe kur bëhet për lubetenasit që kanë pritur me dekada për ujë.
Dhe për ironi të fatit, kjo është e njëjta parti që, me bekimin personal të Ali Ahmetit, i paguante çdo muaj 5 mijë euro Johan Tarçullovskit, njeriut të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, ndërsa sot derdh lot krokodili, duke u shtirur si “mbrojtëse e interesave shqiptare”.
Derisa BDI shpik marrëzi çdo ditë për të mbuluar dështimet e veta, VLEN punon çdo ditë për t’u kthyer shqiptarëve dinjitetin dhe për të zgjidhur problemet që ata i lanë 20 vite pezull.
Lubeteni s’kishte ujë 20 vite, sepse BDI kishte etje për pushtet!
71
Postimi i mëparshëm