Shala thotë se Kurti mund t’i ofrohet PDK-së për presidentin: I ka votat e sigurta

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mentor Shala, ish-drejtor i RTK-së, ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidnetit, pasi Vjosa Osmanit i skadon mandate edhe disa javë.

Shala ka vlerësuar se nëse Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, dëshiron ta zgjedh presidentin e ri, atëherë duhet të merret vesh me PDK-në ose LDK-në.

“Qeverinë mundet me bë pa kërkan hic. E për presidentin mundet me u marrë vesh me njërën prej partive politike, ose me PDK-në, ose me LDK-në. Me PDK-në e ka më sigurt, nëse vec dëshiron me hy në këtë matematikë. Për shkak se i ka votat më të sigurta se janë 22 deputetë. Me LDK-në, përcarjet brenda LDK-së mundet me i shkaktu problem” – tha Shala në TV Arbëria.

“Matematikisht me LDK-në mundet me pasë probleme në sigurimin e kourimit prej 80-të vetave. Me PDK-në nuk e ka këtë problem. Mendoj që ka mundësi që i ofrohet edhe PDK-së, edhe pse e ka pak vështirë, për mendimin tim, sepse humbë votë” – tha tutje Shala.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër