Ludo Lee takohet me Klodin dhe Elijonën: 80 ditë kundër në Big Brother, 8 sekonda për Instagram

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, është takuar me dy nga ish-rivalët e tij në reality shoun, Elijona Binakajn dhe Klodian Mihajn, gjatë “Alba Festival”, që po mbahet në Zvicër.

Momenti është ndarë nga vetë Ludo në InstaStory, ku tre ish-banorët shihen të buzëqeshur së bashku në prapaskenat e festivalit.

Krahas fotografisë, ai ka bërë edhe një koment me nota humori, duke shkruar: “80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram”, shoqëruar me ’emoji’ që lënë të kuptohet se raportet mes tyre tashmë janë relaksuar.

 Foto: Instagram

Ludo Lee, Elijona dhe Klodi ishin pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku shpesh u përfshinë në debate dhe dinamika që tërhoqën vëmendjen e publikut.

Megjithatë, takimi i tyre në “Alba Festival” tregon se rivaliteti i dikurshëm duket se i ka lënë vend miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Ata kanë qenë miq të mirë edhe me Londrim Mekajn, por që tani pas përfundimit çdo gjë ka ndryshuar.

Këngëtari nga ana tjetër u shpall fitues ku mori plot 124 mijë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër