Lufta në Iran, skuadra e Asanit merr vendimin për futbollistët e huaj

Nga Xh M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, duke bërë që kështu të nisë lufta. Në Iran futbolli tashmë është ndërprerë, ndërsa kaosi i shkaktuar ka krijuar një situatë shumë të vështirë për lojtarët e huaj.

Në këtë vend, në kampionatin e Iranit me fanellën e Esteghal, aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares, Jasir Asani, i cili luajti dje në sfidën ndaj Fajr Sepasi.

Klubi i Esteghal ka marrë përsipër që lojtarët e huaj t’i kthejnë në vendet e tyre dhe diçka e tillë do të bëhet nëpërmjet rrugëve tokësore që të çojnë në vendet fqinje dhe jo me avionë.

Rruga që do përshkruhet do jetë mbi 2100 kilometra nga Teherani, me klubin që ka theksuar se mbi të gjitha është siguria e futbollistëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër