Militanti i Berishës shkon me pranga në duar në selinë blu

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Militantët janë mbledhur tashmë në selinë blu, në pritje të mbërritjes së Sali Berisha. Një prej protestuesve ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e të pranishmëve. Përveç veshjes me mbishkrime kundër qeverisë, ai ka zgjedhur të vendosë edhe pranga në duar, si një simbolikë proteste.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk është bllokuar si në herët e shkuara, pasi në këtë protestë nuk do të ketë podium dhe nuk do të flas njeri, as Sali Berisha. Masat e Policisë së Shtetit në terren aktualisht janë për ruajtjen e perimetrit të Kryeministrisë.

artikuj të ndërlidhura