Lumezi nuk e pranoi propozimin, KPK e heq nga rendi i ditës

nga D. V.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka tërhequr nga rendi i ditës propozimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit për emërimin e zëvendëskryeprokurorit të kësaj zyre, pas refuzimit të kandidatit të propozuar.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, kishte propozuar Aleksandër Lumezin për këtë pozitë, duke u bazuar, siç tha ai, në përvojën e tij të gjatë profesionale dhe pas konsultimeve paraprake. Megjithatë, gjatë ditës u raportua se Lumezi nuk e ka pranuar propozimin.

Pas tërheqjes së kandidaturës, Qalaj deklaroi se e respekton vendimin e Lumezit dhe se për rrjedhojë është tërhequr edhe propozimi nga rendi i ditës së KPK-së. Ai shtoi se çështja e emërimit të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit do të rishqyrtohet në të ardhmen.

“”Pas propozimit qe kam bërë dhe kam propozuar Aeksandër Lumezin me konsultim dhe me të duke u bazuar edhe në përvojën e tij te gjatë, e kam parë të arsyeshme qe ta propozojë si zëvendës, mirëpo meqë e ka spjeguar situatën me letrën e tij dhe unë e tespektoj vullnetin e tij dhe tërhiqem nga propozimi për zëvendës të prokurorit të ahtetut në të ardhmen do te shohim”, tha ai.

Vendimi i KPK-së lë të hapur procesin për përzgjedhjen e një kandidati tjetër për këtë pozitë të rëndësishme në sistemin prokurorial të vendit, në një periudhë kur institucionet e drejtësisë janë në fokus të reformave dhe vëmendjes publike./kp/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More