Prishtinë, 30 prill, Zhurnal.mk – Ish-shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka reaguar përmes një postimi publik, duke e cilësuar si fushatë të paturpshme atë që sipas saj është duke u zhvilluar kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo ka deklaruar se ndaj LDK-së është nisur një fushatë me pretendime të ndryshme, përfshirë fabrikime dhe mesazhe intimidimi.
“Një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër LDK-së. Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja e saj”, ka shkruar ajo.
