Malaj takon Konjufcën, i sjell ftesë për Samitin e Diasporës në Shqipëri

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.

Ky takim siç ka njoftuar MPJ ka pasur fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar dhe unifikimin e diplomacisë së dy shteteve.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, njofotn MPJ.

Sipas komunikatës, Malaj e ka ftuar Konjufcën që të marrë pjesë në Samitin e Diasporës që Shqipëria e organizon çdo vit.

“Republika e Kosovës e ka prioritet të vazhdueshëm thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në funksion të avancimit të interesit tonë të përbashkët”, përfundon njoftimi i MPJ.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër