Manasievski: Shefi i PR-it të Filipçes, Zoran Bashanoviq, është njeriu që përmes LSDM-së e fyen Maqedoninë dhe VMRO-DPMNE-në

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Shefi i PR-it të Filipçes, Zoran Bashanoviq, është njeriu që përmes LSDM-së e fyen Maqedoninë dhe VMRO-DPMNE-në. Prej muajsh tashmë flasim për botën serbe që udhëhiqet nga LSDM-ja, përmes Bashanoviqit dhe Miljan Shçekiqit, ndërsa Filipçe dhe shokët e tij vetëm e zbatojnë atë, deklaroi Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Dëshmi se Filipçe dhe LSDM-ja i shërbejnë botës serbe është pikërisht kjo fotografi, një nga shumë komunikatat që Bashanoviq dhe Shçekiq i shkruajnë për LSDM-në, por ata nuk e zotërojnë mirë gjuhën maqedonase, prandaj shpeshherë vërehen edhe gabime drejtshkrimore, shtoi Manasievski.

artikuj të ndërlidhura