Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për grumbullimin dhe administrimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit.
Sipas njoftimit, dyshimet kanë të bëjnë me parregullsi të mundshme gjatë procesit të numërimit të votave në komunën e Podujevës, konkretisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procesit të numërimit.
Hetimet po zhvillohen për vepra penale të parashikuara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i cili trajton veprat penale kundër të drejtave të votimit.
https://www.facebook.com/share/p/183pfdg4Bi

