Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë,  Alton Buland, në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, për thellim të bashkëpunimit, transmeton Telegrafi.

“Me Buland diskutuam veçanërisht për objektivat e arritura në kuadrin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, për rrugën që na pret përpara gjatë fazës së tretë dhe finale të këtij plani dhe për realizimin e marrëveshjes kornizë ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes”, ka njoftuar ministri.

Poa shtu, Maqedonci thotë se bashkë me komandant Jasharin diskutuan me Buland planet e ardhshme për bashkëzbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misionet ndërkombëtare që do të realizohen këtë vit si dhe plane e ide të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More