Maqedonia e Veriut përmbylli me sukses Presidencën me Iniciativën Adriatiko-Joniane dhe Strategjinë të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR)

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Me panelin përmbyllës ministror, ceremoninë simbolike të dorëzimit të presidencës tek Italia dhe konferencën për media, në Shkup u përmbyll me sukses Forumi i 11-të i EUSAIR dhe Takimi Ministror i Iniciativës Adriatiko-Joniane.

Gjatë panelit të nivelit të lartë, ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit evropian si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Adriatiko-Jonian.

Në kuadër të ceremonisë zyrtare, Maqedonia e Veriut ia dorëzoi presidencën Italisë, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë gjatë presidencës së saj.

Përmes Deklaratës së Shkupit dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë Forumit, u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e dimensionit evropian të rajonit, avancimin e reformave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Konferenca për media në përmbyllje të ngjarjes përcolli mesazhin se EUSAIR mbetet një platformë e rëndësishme për dialog, koordinim dhe afrimin gradual të rajonit me Bashkimin Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër