Mariçiq: Besimin në procesin zgjedhor e ndërtojmë së bashku

Nga B.M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Besimin në procesin zgjedhor e ndërtojmë së bashku, ka porositur kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, duke theksuar se “vetëm të rinjtë e informuar dhe aktivë mund ta mbajnë gjallë demokracinë”. Këtë mesazh ai e dha me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, të cilën Komisioni e shënoi përmes një punëtorie edukative për nxënës të shkollave të mesme, kushtuar rëndësisë së zgjedhjeve, të drejtës së votës dhe rolit të KSHZ-së.

Në njoftim, Mariçiq thekson se punëtoria është organizuar me të rinjtë si votues të ardhshëm, me fokus në temat bazë që e përcaktojnë procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen demokratike. Sipas tij, edhe pse nxënësit e shkollave të mesme ende nuk kanë të drejtë vote, ata kanë një “rol kyç” në ndërtimin e vlerave demokratike përmes informimit, mendimit kritik dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.

Mariçiç thekson se KSHZ mbetet e përkushtuar në forcimin e besimit në procesin zgjedhor, duke përmendur si mjete kryesore edukimin, transparencën dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, “sidomos me të rinjtë”.

Mesazhi është se besimi nuk ndërtohet vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe përmes një kuptimi të vazhdueshëm të rregullave, të drejtave dhe përgjegjësive që sjell votimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër