Matura Shtetërore, mbi 26 mijë nxënës në provimin e fundit me zgjedhje

Nga D. V.
427 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – 26.600 maturantë në të gjithë vendin zhvillojnë sot testimin e fundit të Maturës Shtetërore 2026, atë të provimit me zgjedhje.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore

Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla: duhet të jenë në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të kenë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e djeshme i bëri apel maturantëve që të respektojnë me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe të ndjekin udhëzimet e administratorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër