Maturantët përmbyllin kapitullin e shkollës së mesme

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – Shumë shkolla të mesme në vend tashmë u thanë lamtumirë maturantëve. Mes lotësh e përqafimeve maturantët dhanë premtime se shoqëria dhe kujtimet do të mbeten të përjetshme. Një pjesë e maturantëve thanë se këto katër vite nuk ishin thjesht proces mësimor por një familje e dytë dhe orientim për të ardhmen e tyre.

“Edhe të mirat edhe të këqijat që i kemi kaluar, të gjitha do të mbahen mend sepse ka qenë një eksperiencë e paharruar. Falënderoj gjithë profesorët që na kanë dhënë mësim, të gjithë kanë qenë të paparë. Unë mendoj që pas gjithë atyre viteve që kemi qenë bashkë mendoj që ja vlen, secili do të kënaqet atë ditë edhe gjithçka që kemi me bë për maturë do t’ia vlen. Më tutje do ta vazhdoj këtë drejtim që jam, për teknik juridik në Universitetin “Nënë Tereza”, tha Blerina Selimi, maturante, teknik juridik.

Pavarësisht lamtumirës nga bankat shkollore, për shumë maturantë librat nuk janë mbyllur ende. Ata po vazhdojnë me intensitet përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore. Paralelisht me mësimin, vëmendje e veçantë po u kushtohet edhe detajeve për mbrëmjen e maturës.

“Studimet do t’i vazhdoj këtu, drejtimi juridik. Nuk besoj që kemi shpenzu shumë para pavarësisht që kohët e fundit gjërat janë shumë të shtrenjta nuk kemi shpenzu shumë. Me rëndësi të kalojmë mirë, për shifrën nuk besoj që kam një çmim të saktë”, tha Elvira Memti, maturante

“Provimet e maturës shtetërore a keni filluar t’i përgatitni, keni filluar të mësoni? Po, me profesorët dhe profesoreshat i kemi bë të gjitha, i kemi mësuar. A je bë gati për mbrëmjen e maturës? Jo, akoma. Nuk e kam dit a shkoj, nuk e kisha vendos po tash pas këtyre momenteve dua të shkoj. Mendoj qe do ta blej ndonjë fustan të mirë, që të dukem bukur” , theksoi Hira Nursela, maturante.

“Për mbrëmjen e maturës a je bë gati? Patjetër, kostumi, ora, të gjitha. Sa para ke harxhuar? 1 mijë euro. Komplet, orë, atlete, të gjitha. A janë shumë ato, apo ndoshta shifra nuk është e rëndësishme? Shifra nuk është e rëndësishme për kënaqësi por a janë shumë për një natë, janë ama i kemi katër vjet, nuk është një natë”, thotë Genti Shabani, maturant.

Në përputhje me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, maturantët këtë vit për herë të parë do t’i nënshtrohen tre llojeve të maturës shtetërore: maturës shtetërore të përgjithshme, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër