Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë

Nga D. V.
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Sa më shumë rritet shkalla e varfërisë në një shoqëri të caktuar, aq më shumë shtohen rastet e dhunës famijare dhe në përgjithësi në shoqëri. Një dukuri e tillë, tanimë disa vite me radhe po manifestohet në qytetin e Kumanovës, por edhe më gjerë.
Një rast i tillë, jo i zakontë, ditë më parë ka ndodhur në Kumanovë, kur mbesa 13 vjeçe e ka sulmuar me sende të mprehta gjyshen e sajë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, transmeton portali “Kumanova Sot”, njoftimin e Sektorit per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Gruaja 72 vjeçe, këtë rast e ka paraqitur në Policinë e Kumanovës (Sektorin për Punë të Brendshme –SPB), ndërsa organi kompetent me këtë rast ka njoftuar se “me datën 18.07.2026 në ora 21:30, një grua e shtyer në moshë nga Kumanova, ka denoncuar se ka qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj nga mbesa 13-vjeçe”.
Sipas paraqitjes së gjyshes 72-vjece, mbesa e ka sulmuar me sende të mprehta, por “edhe anëtarët tjerë të familjes”.
Policia e Kumanovës, nga ana tjetër, ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për ndricimin e sa më shpejtë të rastit, kurse pas dokumentimit të plotë, do t’i dorëzohet gjyqit për procesuim të mëtejshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër