Mbështetje psikologjike falas për nxënësit e shkollave të mesme

Nga D. V.
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit do të ofrojë mbështetje psikologjike falas për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 deri në 19 vjeç në Shkup. Projekti, siç informoi kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, do të realizohet përmes dy aktiviteteve: këshillimit psikologjik dhe punëtorive edukative.

Këshillimi psikologjik përfshin seanca individuale falas për mbështetje emocionale, bisedë, mirëkuptim dhe ndihmë profesionale për të rinjtë, dhe do të zhvillohet në tre lokacione – në Kozle, Aerodrom dhe Qendër. Punëtoritë edukative janë të destinuara për stafin profesional dhe prindërit nga 23 shkolla të mesme, me fokus në parandalimin e dhunës, përballimin e varësive dhe përmirësimin e shëndetit mendor tek të rinjtë.

“Nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa kujdesi për të rinjtë, për shëndetin e tyre mendor, sigurinë, qetësinë dhe ndjenjën se nuk janë vetëm. Jetojmë në një kohë kur të rinjtë shpesh mbajnë një barrë të heshtur: presione, frikëra, pasiguri, sfida në shkollë, në shtëpi apo në shoqëri. Ndonjëherë u duhet vetëm një bisedë, një person që i dëgjon, një vend ku të ndihen të kuptuar… Asnjë fëmijë, asnjë i ri nuk duhet të ndihet i vetëm, i harruar apo pa mbështetje”, tha kryetari i qytetit.

Të gjithë nxënësit e interesuar dhe prindërit mund të marrin informacione të plota ose të caktojnë termin në numrin e telefonit 075 422 781.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër