Mblidhet Qeveria – shqyrtohen masat për produktet bazë

Nga D. V.
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme.

Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.

Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër