MBP: Gjenden 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur në Idrizovë

Nga D. V.
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – MBP njofton se në burgun e Idrizovës janë gjetur 32 paketime me lëndë narkotike te një i burgosur 48-vjeçar.

“Më 09.08.2026, në orën 13:40, SPB Shkup ka pranuar një informacion nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë se, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të kryer të një pakoje për të dënuarin O.M.(48) nga Kumanova, ishin gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me marihuanë.

Nëpunësit policorë e kanë marrë drogën për veprime të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër