Mbyllen votimet në Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë e Rostushë

Nga B.M
842 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 11 janar – Janë mbyllur zyrtarisht qendrat e votimit në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë, ku procesi zgjedhor u zhvillua gjatë ditës së sotme.

Sipas informatave fillestare nga komisionet zgjedhore lokale, votimi ka përfunduar në orarin e paraparë, ndërsa procesi është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente serioze që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.

Pas mbylljes së vendvotimeve, ka nisur numërimi i votave, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet zgjedhore.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër