Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë, njoftoi Ambasada e Kosovës në Shkup

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme në Strugë. Kjo sipas Ambasadës bëhet me kërkesë të Presidencës së Kosovës, dhe është në funksion të optimizimit të resurseve.

“Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën tonë në Shkup. Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr.Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi bazohet në vlerësimin e dinamikës së këtij misioni konsullor dhe është në funksion të optimizimit të resurseve, në përputhje me qëllimet dhe nevojat e gjithëmbarshme institucionale. Në Strugë do të vijoj prezenca me zyre e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me rreth konsullor pikërisht në këtë qytet. Ambasada jonë në Shkup – krahas detyrave diplomatike – do të vijojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit tanë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ambasada e Kosovës në RMV.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër