Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë

Nga Xh M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 korrik Zhurnal.mk – Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se do të ketë mbyllje të përkohshme të një segmenti të rrugës “Agim Ramadani”, për shkak të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, mbyllja do të bëhet në segmentin nga semaforët te Menza e Studentëve deri te kryqëzimi te semaforët e Ministrisë së Arsimit.

Ky segment do të jetë i mbyllur nga 18 korriku 2026, në ora 20:00, deri më 20 korrik 2026, në ora 20:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër