Më ftohtë në Kodrën e Diellit – 16, në Mavrovë – 14, në Krushevë – 13 gradë

Nga B.M
799 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër – 9, në Tetovë dhe Strumicë – 8, në Shkup-Petrovec  – 7, në Demir Kapi – 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles – 5 dhe në Gjevgjeli – 1,  bëri të ditur DPHM.

 Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra borë, ndërsa në Krushevë 15.

 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej  – 4 deri në 3 gradë.

 Në Shkup, kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në mëngjes në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 1 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër